Connect with us

Rajon

Hill: Beogradi duhet t’i bashkohet Perëndimit

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se e rëndësishme që Beogradi të anëtarësohet nga BE.

“Për ne është thelbësore që Serbia dhe Bashkimi Europian të funksionojnë së bashku, saktësisht  që Serbia të anëtarësohet në BE”, tha ai.

Hill tha se SHBA-ja dëshiron të ketë një marrëdhënie më të mirë me Serbinë.

“Ne jemi dy vende të ndara nga një oqean i madh, por nuk jemi të ndarë nga BE, sepse një pjesë thelbësore e rolit të Amerikës këtu është të mbështesë Serbinë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me BE”, tha Hill.

 

 

Ai tha se më shumë Amerikë “nuk do të thotë domosdoshmërish më pak Bashkim Europian, por më shumë nga të dyja”.

Hill vlerësoi se ka çështje që duhet të zgjidhen dhe përmendi një numër të madh kapitujsh dhe grupimesh, por theksoi se SHBA-ja dëshiron ta ndihmojë Serbinë të kalojë nëpër atë proces dhe të bëhet një anëtare “e mirë dhe e plotë e BE-së”.

“Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë këtë koncept thelbësor që Serbia duhet të ndryshojë drejtimin e saj dhe t’i afrohet plotësisht Perëndimit”, tha ai dhe shtoi se Serbia i përket BE-së.

Hill tha se do të donte që Serbia t’i bashkohej BE-së, por jo me të gjitha problemet e saj.

Advertisement