Connect with us

Bota

Përballet me 34 akuza/ Donald Trump ‘braktiset’ nga gruaja e tij

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump po kalon kohë të vështira dhe gruaja e tij, Melania Trump, duket se nuk është në krah të tij si më parë. Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave në lidhje me pagesat e paligjshme të bëra në fushatën e vitit 2016 që përfshin një skemë për të paguar yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels.

Në sfondin e këtyre akuzave, ish-presidenti i Amerikës u shoqërua nga autoritetet në Manhattan, në pritje të gjykimit. Në një moment kaq të vështirë për Trump, Melania, bashkëshortja e tij nuk dukej askund, mungesë kjo që ngjalli një sërë dyshimesh se të dy janë në prag të divorcit. Përpara se të paditej më 4 prill, Donald Trump mbërriti në Nju Jork pa gruan e tij, duke i bërë fansat të besonin se Melania ka vendosur të mos e mbështesë më.

Këto dyshime u nxitën edhe nga fjalimi i Trump në Mar-a-Lago, ku ai falënderoi familjen për mbështetjen e dhënë. Pjesëtarë të rëndësishëm të familjes Trump ishin të pranishëm, duke përfshirë Donald Jr., Eric dhe Tiffany Trump, por pa ish-Zonjën e Parë. Melania thuhet se ka vendosur të mos e mbështesë fizikisht bashkëshortin e saj sepse është e mërzitur për marrëdhënien e tij me yllin e filmave për të rritur. Burimi tha për People se:

Ajo është e mërzitur dhe nuk dëshiron ta dëgjojë më atë. Ajo është e vetëdijshme se kush është burri i saj dhe po përpiqet të shkëputet nga gjithçka.

Advertisement