Connect with us

Kosova

Përballje e fortë/ Kush është gjeneratori i provokimeve

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se është Beogradi ai që po shkakton përshkallëzim të situatës në veri të Republikës së Kosovës.

Petkoviq ka thënë se të gjitha incidentet dhe provokimet në veri kanë “ardhur ekskluzivisht” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Të gjitha incidentet, provokimet dhe përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës vijnë vetëm dhe ekskluzivisht nga Albin Kurti, si gjeneratori i vetëm i krizës, por edhe në zonën e Ballkanit Perëndimor, që ai ka demonstruar së fundmi në Maqedoninë e Veriut” , ka thënë Petkovic, sipas te cilit Kosova në veri po “përpiqet të fsheh rezultat e politikës së saj katastrofike të Kurtit”.

Advertisement