Sport
Përballje me Cremonesen, tifozët e Milanit plot entuziazëm në “San Siro”

Milan do të kërkojë fitoren ndaj Cremoneses të mërkurën në orën 21.00, në takimin e vlefshme për Serie A. Ndeshja e kuqezinjve ndaj kësaj skuadre vjen në momentin e duhur për djemtë e Piolit, të cilët pavarësisht nivelit të kundërshtarit, duhet ta respektojnë atë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, kampionët ende në fuqi të Italisë do të kenë mbështetje maksimale. Sipas asaj që shkruhet, në San Siro do të jenë mbi 65 mijë tifozë, mijëra zemra kuqezi do të brohorasin për ekipin në garën ende të zjarrtë për një vend në Champions League.
Milan renditet në vendin e pestë me 57 pikë, po aq ka edhe Interi i vendit të katërt. Sfida me Cremonesen vlen për javën e 33-të.

