Connect with us

Politike

Përçarja brenda partisë/ Salianji: Lulzim Basha turpi i PD-së

‘Lulzim Basha është turpi i Partisë Demokratike.’

Kështu është shprehur deputeti i PD-së, Ervin Salianji, mbrëmjen e kësaj të enjte në një intervistë televizive.

Gjatë bisedës në studio, Salianji i shpreh se Basha dhe deputetët që e ndjekin, janë kthyer në një formacion ndihmës të qeverisë së Edi Ramës.

‘Partia Demokratike nuk është më Lulzim Basha. Lulzim Basha është turpi i PD-së, dhe është një prej kostove më të mëdha, pavarësisht se ka marrë më shumë se të gjithë.

Po ta shohësh nga pikëpamja e pushtetit në këtë vend, është pothuajse barazpushtet me Edi Ramë. 18 vite pa ndërprerë. Ka që nga 2005, të pandërprerë dhe të pamerituar. Duke qenë se është mësuar me pushtet të pamerituar, i lëpihet prap Edi Ramës për të mbajtur prap një pushtet të pamerituar, në të njëjtën formë.

Unë di të them vetëm një gjë. As  nuk i vlen fare, është njësoj sa i vlejtën më shumë se sa 50 deputetë që kishte sesionin e kaluar. E vetmja punë që i prish është se merret peng debati publik dhe nuk diskutiojmë për minimumin jetik, koncesionet miliarda euroshe.

U harrua se këtu është arrestuar Vangjush Dako, është në kërkim Arben Ahmetaj, këtu vidhen para. Ilir Beqja u shmang nga arrestimi prej SPAK-ut.

Qartësisht sot kemi dy grupime të mëdha. Një grupim opozitar ku ka disa formacione dhe parti politike, që kanë një qëllim dhe që janë opozitare, i bashkon opozitarizmi.

Kemi dhe një formacion qeveritar që është partia e Rilindjes dhe një formacion ndihmës qeveritar me 2-3 vota që është formacioni i Lul Bashës’, tha ndër të tjera, Salianji.

Advertisement