Politike
PERÇARJA/ Tirana dhe Prishtina nëse Trump ka projekt ndryshe nga BE për Kosovën

Analisti Kreshnik Spahiu ka ngritur disa pyetje dhe shqetësime për situatën politike dhe territoriale në Ballkan. Ai theksoi se serbët janë më të organizuar diplomatikisht për një “Serbi të madhe”, ndërsa shqiptarët janë të përçarë mes njëri-tjetrit, duke akuzuar dhe përplasur partitë për lidhje me Vuçiçin.
‘Nëse amerikanët dhe europianët do kenë 2 projekte të ndryshme a janë të përgatitur Tirana dhe Prishtina kahun e kujt do mbajnë? Tirana krahun e kujt do mbajë nëse Kosova do refuzoj projektin e amerikanëve. E them me bindje, ka projekte studimore, zyrtare mbi disa alternativa të së ardhmes së serbëve, shqiptarëve, maqedonasve. Ka projekte si do funksionojnë një Shqipëri e madhe, Maqedoni e ndarë. A kanë shqiptarët një projekt, nëse vihen përpara faktit për ndarje territoresh?’ – theksoi Spahiu
Ai përmendi gjithashtu mundësinë e dy projekteve të ndryshme nga Amerika dhe Europa dhe se si Shqipëria dhe Kosova mund të reagojnë nëse ndodhin ndryshime territoriale, duke ngritur pyetje se cilat parti shqiptare kanë një projekt të qartë për korrigjimin e kufijve.
“Ne ende jemi të paqartë më veten. Shqiptarët në Presheve janë pro korrigjimit të kufijve. A jemi të gatshëm të diskutojmë këto çështje?’ – pyeti analisti i njohur. Sipas tij, shqiptarët ende nuk janë të qartë për të ardhmen dhe për mënyrën se si do të reagojnë nëse shohin autonomi për serbët.
‘Nesër nëse faktori ndërkombëtar njeh autonominë të disa krahinave për serbët. Me çfarë do e kundërshtojmë ne? Do i dalim kundër NATO-s ushtarakisht, apo me këngë dhe valle. Kufijtë janë vendosur nga ndërkombëtarët. Na e vendosën sovranitetin dhe jemi fodull themi do vendosim ne. Kemi sovranitet të cunguar sepse jemi të varur nga aleatët tanë. Ende nuk e kemi të qartë çfarë projekti kanë.’ – theksoi Kreshnik Spahiu.

