Connect with us

Aktualitet

Përdhunimi i të resë nga i dashuri, si degradoi dhuna për shkak të ish-të dashurës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Tiranë, ku një vajzë e re është dhunuar dhe është përdhunuar nga i dashuri i saj, i arrestuar tashmë nga Policia. Mësohet se në pranga është vënë shtetasi A. Gjonaj, 28-vjeç.

Çifti ishte në një lidhje prej dy muajsh. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, pasi u kthyen në banesën e tyre në kryeqytet nga Durrësi. Sherri mes të rinjve nisi pas telefonatës që 28-vjeçari mori nga ish e dashura, që njëkohësisht ka patur miqësi edhe me vajzën e dhunuar.

Debati agravoi më pas deri në dhunë dhe i riu gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën pa dëshirën e saj. Vajza u dërgua në spital nga vetë 28-vjeçari, pasi ky i fundit u ndje keq. Mjekët konstatuan shenjat e dhunës në fytyrën e vajzës dhe lajmëruan policinë.

28-vjeçari Gjonaj, pasi u pyet nga uniformat blu, nuk bëri asnjë koment. Por nga kontrolli në banesën e tij, policia gjeti kanabis sativa dhe konstatoi njolla gjaku. I riu u arrestua në flagrancë nga punonjësit e policisë./dosja.al

Advertisement