Aktualitet
Përdhunoi 2 herë të miturën shqiptare, afgani: Mendova se ishte 19-vjeç
Një azilkërkues afgan është dënuar me 12 vjet burg pasi akuzohet se ka përdhunuar 2 herë një 12-vjeçare shqiptare, që jetonte në të njëjtin hotel të financuar nga Home Office. Sipas Daily Mail, ngjarja ka ndodhur mes 22 dhjetorit 2022 dhe 1 janarit 2023.
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin e identifikuar me emrin Sakhidad Ahadi i cili është konsideruar ‘i rrezikshëm’ nga gjyqtari, ka mashtruar disa herë për moshën e tij.
Ahadi kishte kërkuar azil në Britani me pretendimin se ishte qëlluar nga talibanët kur kishte refuzuar të rekrutohej në ushtri. Sipas tij, talibanët i kishin vrarë edhe babain. Vajza i mbajti të fshehtë përdhunimet nga e ëma derisa i tha një roje sigurie hotelit se kishte frikë nga Ahadi dhe u njoftua policia.
Kur oficerët mbërritën, ajo u zbuloi atyre për herë të parë se ishte përdhunuar. Ahadi u arrestua më 2 janar dhe që atëherë ndodhet në paraburgim. Ai pretendoi se ajo kishte hyrë në dhomën e tij ndërsa ai ishte duke studiuar për kolegj dhe kishte kryer marrëdhënie me të miturën pasi mendonte se ajo ishte 19-vjeç.