Rajon
Përdhunuan të renë dhe më pas e vranë, ja me sa vite burg dënohet shqiptari dhe greku
Një i ri shqiptar dhe një grek janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet për vrasjen dhe përdhunimin e Eleni Topaloudi.
Mediat greke raportojnë se 26-vjeçari grek dhe 24-vjeçari me origjinë shqiptare u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet nga Gjykata e Apelit të Athinës për krimet e vrasjes me dashje dhe përdhunimi në grup i një studenteje.
Gjykata e apelit nuk njohu asnjë lehtësim për ta.
Dy të dënuarit argumentuan ndër të tjera se gjatë gjykimit të tyre në Gjykatën e Apelit është cenuar prezumimi i pafajësisë së tyre, pasi nuk kanë pasur një gjykim të drejtë, por edhe për shkak të “famës” së madhe që kishte marrë çështja. Ata gjithashtu argumentuan se provat serioze nuk u morën parasysh nga gjykata dhe së fundi se faktorët lehtësues nuk u njohën gabimisht.