Politike
Përdorën Facebook-un e Bashkisë për fushatë, gjobiten 15 kryebashkiakë të PS
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të gjobitur kryebashkiakët që kanë përdorur rrjetet sociale të Bashkisë për fushatën elektorale.
Gjoba u shumëfishua nga 3 mijë lekë që kërkoi Celibashi në 100 mijë lekë për 15 kryebashkiakë ku konstatoi shkeljet e pretenduara, ndërsa për 5 kryetar bashkie të tjerë, vendosi rrëzimin e kërkesës.
Kryebashkiakët e gjobitur:
Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh
Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik
Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier
Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë
Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës
Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec
Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak
Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:
Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh
Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;
Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol;
Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd;
lerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës