Pinknews
Përdorin emrin e saj për të mashtruar, Kiara ‘kërcënon’: Do ndërmarr hapa ligjor
Me anë të një instastory, Kiara Tito ka reguar pasi kohë e fundit është parë kudo që përdorin emrin e saj për të mashtruar në rrjete sociale.
“Prej disa kohesh po shoh ne rrjete sociale te ndryshme, kryesisht ne Tik Tok, video te montuara qe perdorin emrin tim per te shitur produkte. Nuk jane te verteta edhe do ju lutesha ta ndaloni kete gje pasi nuk eshte e drejte dhe nuk eshte fare e bukur!”-ka shkruar Kiara, teksa shton se do të ndërmarrë hapa ligjor.