Connect with us

Kosova

Perëndimi i frikësohet humbjes së Kosovës/ Opinioni i Timothy Less

Bashkëpunëtori i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, thotë se mendimin e diplomatëve të huaj për Kosovën e udhëheqin dy faktorë dhe njëri prej tyre është humbja e kontrollit mbi atë territor.
“Fakti më i rëndësishëm është se një grup prej rreth tridhjetë formacionesh paraushtarake të armatosura rëndë ishin të pranishëm në Kosovë dhe më pas vranë një polic. Diplomatët deri më tani nuk e kanë akuzuar Serbinë për përfshirje të drejtpërdrejtë, por pa dyshim po vlerësojnë mundësinë që Beogradi të ketë kërkuar që të ngre aksionet në Kosovë duke armatosur dhe trajnuar popullatën vendase për të luftuar, në momentin kur diplomatët kërkuan deeskalim” – theksoi Less

Një faktor tjetër, shtoi ai, është se diplomatët janë të shqetësuar për humbjen e Kosovës, në të cilën mbështeten për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

“Pozicioni i negociatorëve u dobësua nga fakti se fuqitë më të medha perëndimore e mbështetën hapur Kosovën javët e fundit, gjë që ua kufizoi hapësirën për manovrim. Në të njëjtën kohë, inkurajuan Kosovën që të forcojë pozicionin e saj, gjë që manifestohet në kërcënimet e Vjosa Osmanit për të braktisur dialogun, në pretendimet e Albin Kurtit se ka hyrë në një ngërç dhe me akuzat për anshmëri ndaj ndërmjetësve evropianë. Në këtë drejtim, diplomatët po luftojnë akuzat për njëanshmëri nga të dyja palët dhe synimi i tyre është të mbështesin të dyja palët në arritjen e marrëveshjes për statusin e Kosovës” – deklaroi Timothy Less

Advertisement