Kosova
Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen shefin e EULEX-it, i kërkojnë “mbrojtjen e serbëve”
Një delegacion i Listës Serbe i kryesuar nga kryetari i kësaj partie, Zlatan Elek, janë takuar në Mitrovicën e Veriut me shefin e EULEX-it, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, me të cilin kanë diskutuar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Sipas një njoftimit për media të Listës Serbe, kjo parti ka kërkuar nga Barbano një prezencë më të madhe të EULEX-it në terren, si dhe forcimin e masave të sigurisë dhe “mbrojtjen e serbëve në terren”.
Po ashtu sipas njoftimit, Lista Serbe ka njoftuar se interesi i tyre dhe i gjithë popullit serb është ruajtja e paqes.
Për organizimin e zgjedhjeve të reja në Veri të Kosovës, qeveria përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që drejtohet nga Elbert Krasniqi, ka marrë vendim për nismën e shkarkimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat Veriore, përmes një peticioni.
Mirëpo, ky proces ka mbetur në hije pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku një grup terroristësh më në krye kriminelin Milan Radojiçiç, sulmoi Policinë e Kosovës.