Kosova
Përfshihen nga flakët dy makina me targa serbe në Kosovë
Dy makina me targa serbe janë përfshirë nga zjarri në Leposaviç të Kosovës. Pronari i makinave ka arritur ta lokalizojë zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një shishe me benzinë. Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Leshak, Leposaviç 25.03.2023, 23:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin. Në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave. Rasti nën hetime.