Kronike
Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan

ELBASAN– Një banesë ka marrë flakë këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mbajtur flakët nën kontroll. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë banesë. Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një defekt në sistemin elektrik të shtëpisë.

