Connect with us

Rajon

Përfshihet nga flakët një varka, turistët hidhen në det

Një varkë turistike u përfshi nga flakët në ishullin grek, Rodos, e për pasojë një grup turistësh janë hedhur në det për të shpëtuar nga zjarri.

Sipas mediave të huaja pushuesit britanikë ishin mes 82 pasagjerëve që u larguan për të shpëtuar jetën kur varka u përfshi nga flakët  300 metra nga bregu në ishullin grek të Rodosit të enjten.

Atje, familjet dhe fëmijët e vegjël u zhytën në det pasi zjarri shpërtheu me shpejtësi brenda pak minutash.

Disa të arratisur notuan përsëri në breg në plazhin Stegna në qytetin e Archangelos, ndërsa të tjerë u grumbulluan në varkat e shpëtimit që u erdhën në ndihmë.

 

 

Zyrtarët e rojës bregdetare greke thanë se të gjithë në bord u shpëtuan përfundimisht përpara se rrënojat e anijes së shkatërruar të fundoseshin. Por, një vajzë 9 vjeçe dhe një grua 50-vjeçare pësuan djegie të lehta në trup.

Shkaqet mbeten ende të paqarta, e ndërsa autoritete greke janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement