Connect with us

Aktualitet

Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, familjarët shpëtojnë pa marrë lëndime

Pasditen e sotme një banesë në fshatin Trebinjë të Mokrës në Pogradec, është përfshirë nga flakët.

Sipas banorëve, zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur në të gjithë banesën. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin pa marrë lëndime.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen, e cila ndodhet rrugës për në fshatin e Trebinjë, i cili ndodhet në një distancë të largët nga qyteti i Pogradecit

Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike.

 

Advertisement