Connect with us

Bota

Përfshihet nga flakët trageti me emigrantë në Itali, evakuohen dhjetëra pasagjerë

Të paktën 150 persona, nga të cilët më shumë se gjysma janë emigrantë, u evakuuan mëngjesin e sotëm nga një traget për shkak të zjarrit që shpërtheu në dhomën e motorit, njoftoi roja bregdetare italiane.

Trageti po udhëtonte nga ishulli i Lapmedusës drejt  Porto Empedocle në Siçili.

Në traget ndodheshin 177 persona, 150 pasagjerë, nga të cilët 83 ishin emigrant dhe 27 anëtarë të ekuipazhit, tha autoriteti portual.

Të gjithë pasagjerët u dërguan në Lampedusa dhe Siçili, shkruan agjencia e lajmeve Ansa ndërsa trageti është jashtë shërbimit dhe pritet te tërhiqet në port.

Në numër i  madh emigrantësh mbërrijnë në Lampedusa çdo ditë pasi bëjnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut me synimin për të arritur në Evropë.

Nga ishulli ata më pas transferohen në qendra të tjera pritëse.

Pas një jave qetësie për shkak të motit të keq, ardhjet e emigrantëve rifilluan të premten, 29 shtator, në ishullin italian.

Nga qershori deri në gusht 2023, të paktën 990 persona u zhdukën ose u mbytën në Mesdheun qendror, trefishi i numrit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Unicef.

Advertisement