Connect with us

Aktualitet

Përfshihet nga zjarri banesa, një i moshuar ndërron jetë

Ngjarje e rëndë në Vidhas të Elbasanit. Një banesë është përfshirë nga flakët, dhe për pasojë një i moshuar ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45. I moshuari është asfiksuar nga tymi, ndërsa si pasojë ndërroi jetë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore. Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejtë fatkeqësisht një i moshuar humbi jetën. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement