Kronike
Përfshirje në aksident dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 3 shoferë

Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen si të përfshirë në aksidente dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 44-vjeçare e cila ka përplasur me makinë një 3-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendngjarja. I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu në pranga ka rënë një 42-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërsa është arrestuar gjithashtu edhe një 61-vjeçar pasi është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 17-vjeçar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-R. S., 44 vjeçe, pasi në rrugën “3 Dëshmorët” ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-D. H., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-S. K., 61 vjeç, pasi në rrugën “Hekuran Deda” është përplasur me motomjetin me drejtues një të mitur 17 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçari pasi drejtonte motomjetin pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

