Connect with us

Aktualitet

Përfundon afati ndaj Ramës, qytetarët sërish protestë

Vdekja tragjike e 10-vjeçares Jonada Avdia në Himarë më 2 gusht, do të sjellë sërish ditën e sotme një protestë qytetare në kryeqytet.

Protesta është lajmëruar se do të mbahet këtë të hënë para Ministrisë së Brendshme, në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.

Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar. Protesta mbështetet edhe nga opozita.

Advertisement