Politike
Përfundon me debate mbledhja e hetimorit të Shëndetësisë, PS refuzon kërkesat për informacion
Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka përfunduar mes debateve.
Pas rreth 3 orë mbledhje me debate, replika dhe polemika, mazhoranca edhe një herë tjetër ka refuzuar të kalojë kërkesat për informacion duke votuar kundër.
Anëtarët e mazhorancës po ashtu propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës.
Mbledhja e radhës e komisionit hetimor do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.
Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit.Planin hetimor të PS, për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga ana e opozitës së vendit
PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009. PS deklaron se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish- drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.