Aktualitet
Përfundon seanca për 18 të arrestuarit, ja dënimi që marrin
Ka përfunduar seanca gjyqësore për 18 persona të arrestuar në Vlorë në kuadër të operaconit anti-drogë ‘Tempulli’, dy ditë më parë.
Mësohet se për Shkëlqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa për shtetasit e tjerë gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në total 18 persona 5 prej tyre “arrest shtëpie” ndërsa 13 të tjerë kanë marr masën “arrest me burg”. Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.