Connect with us

Politike

PS në Vlorë, ja kush është diplomati fitues që kërkon Bashkinë

Asambleja e PS në Vlorë ka votuar ditën e sotme mes dy kandidatëve për kryetarë bashkie, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Pas votimit, mësohet se fitues është Ermal Dredha, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Vlorës nën siglën e PS. Dredha mori 199 vota, ndërsa Velaj 50 vota. 1 votë u shpall e pavlefshme.

Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.
Advertisement