Rajon
Përgjaken Pashkët ortodokse në Greqi, plagosen tre fëmijë
Një incident i rëndë ka ndodhur në natën e Pashkëve në Rodos, ku tre fëmijë janë plagosur si pasojë e fishekzjarreve që u hodhën pas kremtimit “Krishti u ringjall”. Protothema raporton se tre fëmijët janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se një 14-vjeçar ka pësuar djegie të shumta dhe ka humbur gishtat e dorës së majtë nga një fishekzjarre. Në të njëjtin spital është transportuar me helikopter një djalë 13-vjeçar, i cili ka pësuar amputim të pjesshëm të gishtave të dorës së djathtë dhe djegje në fytyrë. Gjithashtu një 7-vjeçar, i cili ndodhej në oborrin e kishës kur persona të panjohur kanë nisur të hedhin fishekzjarrë ka pësuar djegje të rënda.
Në video e siguruar persona të panjohur shihen duke hedhur fishekzjarrë brenda ambjenteve të kishës. Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar zjarr në pjesën e përparme të kishës, ndërsa janë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve.