Kronike
Përgjaken rrugët/ Aksident i rëndë, 3 të vdekur, 8 të plagosur

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në rrugën Kërçovë-Gostivar. Të paktën 3 persona ndërruan jetë ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së tre makinavenë fshatin Trapçindol
“Sonte në orën 20:55 është raportuar se në rrugën Kërçovë-Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas informacioneve fillestare, tre persona vdiqën, tetë persona u lënduan. Disa prej tyre u transferuan në spitalin në Kërçovë, dhe disa në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes.
Policia po vijon me hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

