Kronike
Përgjaket burgu në Greqi/ I burgosuri grek vret shqiptarin pas një sherri
Një sherr banal mes dy të burgosurve një greku dhe një shqiptari ka përfunduar me vrasjen e shqiptarit dhe plagosjen e lehtë të grekut.
Sipas burimeve policore, viktima dhe autori patën një sherr banal dhe u përleshën me njëri-tjetrin për arsye ende të pa ditura.
Në rrethana që ende nuk dihen, autori nxori një thikë dhe e goditi viktimën disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
Për momentin dihet që autori dhe viktima mbaheshin në burg për vrasje. Autori u arrestua ndërsa po hetohen detajet e ngjarjes.