Connect with us

Kosova

Përgjegjës është Kurti Serwer: Ringjalli konceptin jugosllav të “vetëmenaxhimit”

Është hera e parë që një koncept i këtillë jugosllav për “vetëmenaxhim” është ringjallur në kontekstin Kosovë/Serbi, thotë profesori amerikan, Daniel Serwer, i pyetur rreth asaj se si e sheh ai frazimin “vetëmenaxhim për komunitetin serb” në Kosovë dhe se a do të thotë kjo “autonomi politike” siç pretendon pala serbe apo do të jetë thjeshtë një platformë për bashkërendimin e punëve të komunave të banuara me shumicë serbe.

Serwer, thotë se “përgjegjës për ringjalljen e këtij koncepti jugosllav” është vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Gjithashtu, profesori amerikan shtron pyetjen se pse është zhvendosur referenca në “komunitetin serb” prej “komunave të banuara me shumicë serbe”.

Por, një gjë të cilën Serwer assesi nuk e sheh të mundshme dhe të bëshme është që Asociacioni i Komuanve të banura me shumicë serbe, i cili është në procesin e draftimit nga Ekipi Menaxhues, të ketë edhe pushtete ekzekutive. Kjo ngase sipas tij, ekziston një aktvendim i Gjykatës Kushtetuese dhe garancitë perëndimore.

Në lidhje me atë se si e sheh ai pjesën e dytë të Nenit 7 ku kërkohet formalizimi i Statusit (disa thonë Special) i Kishës Ortodokse Serbe dhe I pyetur se a e sheh se mund të shkohet në njëfarë varianti të Marrëveshjes Themeltare mes KOS-së dhe Malit të Zi, –  Serwer thotë se jo domoshmërisht.

“Nuk është e thënë që Marrëveshja të jetë e llojit të njëjtë me të Malit të Zi. Por, një marrëveshje rreth statusit të Kishës dhe pronës së saj mua më duket si ide e mirë,”  – theksoi profesori amerikan

Po Çfarë po ndodh me Asociacionin?

Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe është në draftim e sipër ndërsa draft-Statuti i parë pritet të bëhet publik javëve në vijim. Hartimi i saj do të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015.

Pala kosovare në bisedimet e Ohrit ka paraqitur 3 shtylla sipas të cilës ky Asociacion është i bëshëm: Kushtetuta e Kosovës dhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015, qëndrimi i BE-së i shprehur nga Letra e Ish-Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dërguar ish-kryeministrit Isa Mustafa se ky Asociacion nuk do të përbëjë nivel të ndërmjetmë të pushtetit si dhe Op/Ed-i botuar më 31 janar të këtij viti nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar.

 

Advertisement