Aktualitet
Përgjimet e 21-janarit/ Hoxha: Të zbardhet e vërteta
Gazetari investigativ Artan Hoxha është marrë në pyetje nga Policia në lidhje me audio-përgjimin i urdhërave të dhëna nga Garda e Republikës për ekzekutimin e 4 protestuesve në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.
Ai u shpreh për gazetarët se qëllimi i tij është të zbardhet e vërteta dhe familjet e viktimave të marrin një përgjigje, të cilën ende s’e kanë, që prej 12 vitesh.
“I jam përgjigjur thirrjes së Prokurorisë. Duke ndjekur moton e avokatit Maks Haxhia i cili ka thënë se ata që vijnë këtu në kohë dimri duhet të vishen trashë, jam veshur trashë se kam ndërmend të qëndroj gjatë. Besoj se çfarë ka qenë për t’u bërë publike e kam bërë dhe ata e vlerësojnë nëse është një indicie që të çojnë drejt eprorëve apo nëse është një element që të çon te zbardhja e 21 Janarit.
12 vite pas, ne kemi dy të vrarë Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën që janë ekzekutuar përpara kamerave dhe janë pa autorë dhe ajo që duhet të jepet përgjigje nga ish kryeministri i kohës, që vazhdon me variantin e vjetër, ndërkohë që ajo që kam nxjerrë se Garda jo vetëm që nuk ka zbatuar ligjin por ka ekzekutuar qytetarë të pafajshëm me urdhër.
“Familja e Aleks Nikes nuk ka përgjigje. Ajo që duhet të marri përgjigje është se kush e ka vrarë Nikën dhe Dedën. E dimë se kushe vrau Veizin. Pamjet nuk janë provë, por rrugë për të shkuar te e vërtetë. Më intereson t’iu kthehet përgjigje familjeve të viktimave. Nuk ka rëndësi nëse nga kryeministri i tanishëm apo i dikurshëm”, tha Hoxha.