Kronike
Përgjimet “sky ecc” zbulojnë grupin e trafikut të drogës, SPAK nis sulmin final, 4 të dyshuarve iu komunikohet akuza në burg

SPAK po zhvillon këtë të premte një operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Siç mësohet janë firmosur 11 masa sigurie, ndërsa 4 të tjerë janë në burg.
Të dyshuarit kanë dalë në përgjimet e Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Katër nga të dyshuarve mes tyre edhe E. C. u janë komunikuar masat e reja të arrestit në burg.
Në operacionin e nisur këtë mëngjes, tre persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa janë në kërkim edhe të tjerë.
Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.

