Politike
Përgjimet/ Vangjeli: Është në formatin e Erion Veliajt që t’i fitojë betejat në tryezat e portaleve

Analisti Lorenc Vangjeli, foli në lidhje me përgjimet e kryebashkiaut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt, nga qelia e burgut të Durrësit.
Vangjeli u shpreh se është në formatin e Erion Veliajt që betejat t’i fitojë në tryezat e mediave dhe në faqet e portaleve dhe jo aty ku ndodh beteja konkretisht
“Miti i krijuar që është duke qenë në liri një person i akuzar dhe u përmendën 3 të pushtetshëm. Pavarësisht të gjitha mundësive që duken të pakufijshme të këtyre personazheve për të indimiduar drejtësinë. Në të kundërt ata kanë mbetur brenda dhe këtu fillon diskutimi. Për daljen e përgjimeve, dolën nga dolën dhe kjo është një gjë e dorës së dytë nga pikpamja e interesit. Në momentin që një gazetar i ka këto gjëra në dispozicion dhe detyra e tij është t’i publikojë. Problemi ndërlikohet kur mendojmë sesa të dobishme janë këto përgjimet dhe çfarë sjellin të re në të gjithë këtë debat. Përgjimet e kryebashiakut duhet të ishin vepër tjetër penale. Është brenda formatit të Erion Veliaj që betejat të fitohen në tryezat e mediave dhe në faqet e portaleve dhe jo atje ku zhvillohet beteja konkrete.” – tha Vangjeli.

