Connect with us

Aktualitet

Përkeqësohet moti, pushuesit largohen nga plazhi i Vlorës

Reshjet e shiut kanë prishur fundjavën për pushuesit, të cilët janë larguar nga plazhet e Vlorës. Kjo gjë ka sjellë dhe trafik të rënduar në lëvizjen e automjeteve.

Kjo e dielë do të ketë mot me vranësira në të gjithë vendin, më të dendura në zonat e veriore dhe veriperëndimore. Situata e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes, kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Më pas, pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri dhe mesatar. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Advertisement