Politike
Perla e Floriana Garos: Në protestë ishin 120 mijë vetë
Sipas zëdhënëses së Sali Berishës, Floriana Garos, në protestën e djeshme të opozitës kanë marrë pjesë rreth 120 mijë qytetarë.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Garo tha se në dijeninë e saj, fjala që ka mbajtur kryedemokrati Berisha ditën e djeshme në protestë, ka qenë direkt nga shtëpia dhe jo e regjistruar.
Më tej, Garo u shpreh se është dëshmuar se ku qëndrojnë demokratët, ndaj dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës dhe deputetëve që e mbështesin atë që të dorëzojnë vulën e PD-së.
A ishte i regjistruar mesazhi i Berishës apo ishte direkt online?
Ishte ndërtuar një mini-tribunë në shtëpi për të mbajtur fjalimin?
Kjo ishte një protestë për t’u ekzaltuar, të paktën në sa kohë kam unë në PD, kjo ka qenë protesta më e madhe. E ka tejkaluar 7 Korrikun – 1 kilometër nga Kryeministria, një përllogaritje e thjeshtë 30 metra gjerësi dhe 4 persona për metër katror, i thonë mbi 100 mijë vetë-120 mijë vetë.
Kjo është një përllogaritje e përafërt, unë mendoj që ja vlen të falenderojmë të gjithë ata demokratë dhe qytetarë që kanë ardhur atje për të mbështetur opozitën dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme. I bëj thirrje Bashës dhe deputetëve që e mbështesin të dorëzojnë vulën e PD-së. Sot u tregua se ku qëndrojnë demokratët. Bëj thirrje që të dorëzojnë vulën.