Kronike
Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve shqiptare në Itali, pesë persona përfundojnë të plagosur

Anëtarët e dy familjeve me origjinë shqiptare janë përleshur fizikisht mes tyre në Itali, dhe si pasojë gjashtë burra janë ndaluar nga policia.
Sipas karabinierëve, përleshja dyshohet se ka ndodhur në qendër të Cassano delle Murge, në provincën e Barit, pas një konflikti për motive të dobëta.
Pesë nga të dyshuarit, të moshës midis 27 dhe 66 vjeç, kanë përfunduar në spital. Tre prej tyre pësuan lëndime më të rënda, ndërsa dy të tjerë më të lehta. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të gjashtë personat e përfshirë në konflikt.

