Kronike
Përmbyset kamioni me gurë në Elbasan, plagoset shoferi
Ditën e sotme një kamion në guroren e fshatit Mirakë është përmbysur kur po shkarkoheshin gurë prej tij.
Për pasojë është dëmtuar shoferi i kamioni 68-vjeç, i cili po merr asistencë mjekësore në spital. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në guroren e fshatit Mirakë, kamioni me drejtues shtetasin B. Gj., 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht gjatë kohës që po shkarkoheshin gurë prej tij.
Për pasojë është dëmtuar 68-vjeçari, i cili po merr asistencë mjekësore, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.