Kronike
Përmbyset makina në aksin Librazhd-Përrenjas, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.
Mësohet se një automjet është përmbysur, ndërsa ende nuk ka informacion për viktima apo për të lënduar.
Më herët një tjetër aksident u raportuar në Berat, ku shoferi i dehur i autoshkollës ka përplasur një motor. Drejtuesi i motorit u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

