Connect with us

Kosova

Përmbyset Veriu i Kosovës/ Vjen thirrja e ashpër për KFOR-in

Zgjedhjet e ardhshme në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe paraqesin një mundësi për Forcën e NATO-s (KFOR) që të zbatojë mandatin e saj, duke mbrojtur integritetin e zgjedhjeve nëpërmjet asistimit të Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun nga shpërthimi i dhunës pas tensioneve të fundit.

Luke James, ekspert i mbrotjes dhe sigurisë, në një analizë të fundit mbi procesin e ardhshëm zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – shkruan se KFOR-i duhet të jetë i gatshëm të ofrojë siguri, duke garantuar tre liritë themelore të sigurisë.

Duke kujtuar se zgjedhjet e lira janë themeli i demokracisë, ai vlerësoi se në pjesën veriore të Kosovës, procesi zgjedhor mund të jetë i cenueshëm nga aktet e dhunës. Prandaj, shtoi eksperti britanik, misioni paqeruajtës i KFOR-it mund të ndihmojë për të garantuar një mjedis të sigurt në ditën e zgjedhjeve, duke rritur gjithashtu praninë afër qendrave të votimit.

Në këtë drejtim, KFOR-i në të njëjtën kohë do të mbështes edhe thirrjet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejtë. Gjithashtu, sipas tij, gjetja e stabilitetit në veri është një “hap kyç” në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Një ndër kushtet e BE-së për largimin e masave kufizuese ndaj Kosovës të vendosura në qershor 2023 për shkak të përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore të vendit është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe organizimi në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat serbe në veri, kurse nga serbët lokalë kërkohet që të marrin pjesë pa kushtëzime.

Advertisement