Zjarrfikësit grekë kanë gjetur pranë një plazhi shkëmborë tre trupa të pa jetë, pas fundosjes së një varke me emigrantë mëngjesin e sotëm
Mediat e huaja thonë se trupat e pajetë i përkasin tri vajzave të vogla. Roja bregdetare greke ka deklaruar për AFP se ato ishin tri vajza të moshës 5, 7 dhe 10 vjeç.
Në total, sipas informacioneve nga autoritetet, janë shpëtuar 19 persona, mes tyre janë tetë të mitur dhe nëna e vajzave që humbën jetën.
Po ashtu, autoritetet kanë bërë me dije se në varkë udhëtonin gjithsej 22 persona dhe nuk duhet të ketë të zhdukur.