Connect with us

Kronike

Përmbytet varka në Kanalin Anglez

Katër persona kanë vdekur dhe 43 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga fundosja e varkës me emigrant që po kalonin në kanalin anglez.

Gomonia me mbi 40 emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez mëngjesin e kësaj të mërkure, ku shkak I kësaj ngjarje tragjike mendohet të jetë bërë moti I keq teksa ishin në përpjekje për të kaluar kanalin.

Burimet e përfshira në operacionin e kërkim-shpëtimit prej 7 oresh thanë se kishte të vdekur dhe se viktimat po transportoheshin me avion nga deti, nderkohe pritet qe numri I viktimave tw vije ne rritje.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman i është përgjigjur incidentit, duke thënë se po mbahet vazhdimisht e përditësuar për situatën.

Mendimet e mia të përzemërta janë me të gjithë ata që janë përfshirë,” tha ajo.

Përpjekja për kalim nga Franca në errësirë ​​dhe kushte të ngrirjes, erdhi vetëm disa orë pasi kryeministri britanik Rishi Sunak, njoftoi një plan vendimtar ku perfshiheshin masa te rrepta për të penguar emigrantët nga përdorimi i rrugës, si dhe per te shkatërruar bandat e kontrabandës me njerëz.

Advertisement