Connect with us

Aktualitet

Përmbytjet/ Kërkohen fonde nga Qeveria për emergjencat civile

Prefektja e Shkodrës ka thirrur Shtabin e Emergjencave Civile në Prefekturën e Shkodrës. E pranishme në këtë mbledhje ka qenë edhe Ministrja Elisa Spiropali e cila garantoi të gjitha strukturat se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate.

Bashkitë kanë kërkuar që Qeveria të ndërhyjë pranë Ministrisë së Financeve për zhbllokimin e fondeve për të ndërhyrë në situatën e Emergjencës. Drejtori i Agjensisë Kombetare të Emergjencave Civile Haki Çako, i bëri thirrje të gjithë bashkive të Qarkut të aplikojnë për të përfituar fonde nga qeveria për emergjencat civile.

Çfarë po ndodh me motin në Shqipëri?

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar.

Advertisement