Rajon
Përmbytjet në Greqi, gjenden të pajetë nënë e bir
Është rritur bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi. Mediet greke raportojnë se janë konfirmuar 14 të vdekur pas stuhisë dhe përmbytjeve në rajonin e Thesalisë.
Trupat e fundit që janë gjetur të pajetë janë një 88-vjeçare dhe djali i saj 65-vjeç. Autoritetet greke shprehen se bilanci do të rritet ende, pasi rezultojnë dhe 3 persona të tjerë të zhdukur nga stuhia Daniel.
Në zonat e pyermbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit. Që nga mbrëmja e së hënës (04.09.2023) Greqia u prek prej stuhisë së presionit të ulët që shkaktoi reshje të fuqishme. Të mërkurën në mbrëmje “Daniel” mbërriti rajonin e Afrikës dhe duke shkaktuar vërshimin e ujërave edhe në disa stacione të metrove të Athinës.