Aktualitet
Përmbytjet në Lezhë, Manja: Nuk luftojmë me natyrën
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu inspektuar situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Kolshit në Lezhë. Ata u ndalën tek ura e shembur në lagjen ‘Koder Mulluri’. Ata deklaruan se situata është nën kontroll dhe po monitorohet gjatë gjithë kohës nga strukturat shtetërore përfshirë dhe forcat e ushtrisë.
‘Shërbimi Emergjencave Civile dhe ushtria është këtu Sasia e reshjeve që ka qenë dhe mendohet që të bie edhe në orët e natës është e paparashikueshme. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe në pronat e qytetarëve. Janë orë dhe situata që duhet ët jemi të gjithë bashkë. Me natyrën nuk luftojmë dot. Është detyrë e bashkie dhe ushtrisë që tu gjendet në ndihmë qytetarëve, detyrë të cilën e kanë kryer si duhet.’- u shpreh Manja.
‘Kemi kontaktuar njerëzit. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Reshjet kanë rënë. Shpresojmë mos të kemi pasoja të rënda në vazhdim. Situata e reshjeve ka rënë. Uji në qytet po tërhiqet. Por punojnë të gjithë hidrovorët. Niveli i prurjeve ka rënë në lumin e Mantisë.’– tha Ndreu.