Connect with us

Kosova

Përmes grafiteve, Vuçiç po përgatit serbët për luftë

‘Vuçiç bën propagandë lufte me grafite kundër Kosovës’ – është ky titulli i një shkrimi të publikuar nga e mirënjohura ‘Standard’
Gazetarja Adelheid Wölfl shkruan mes rreshtave se në Serbi po shfaqen gjithnjë e më shumë grafite ku shkruhet: Kur ushtria do të kthehet në Kosovë…” dhe se e gjitha kjo është dhunë.
“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç padyshim që dëshiron të përgatisë publikun për përshkallëzimin e konfliktit me Kosovën dhe në të njëjtën kohë ta radikalizojë atë.” – shkruan ‘Standard’ duke theksuar se “Frika nga lufta është rritur vazhdimisht në muajt e fundit, sepse një pjesë e regjimit serb është nën kontrollin e Kremlinit, i cili ka interes të shtypë Perëndimin në Ballkan”.
Sipas Adelheid Wölfl, Propaganda e regjimit serb kundër qeverisë së Kosovës është bërë jashtëzakonisht agresive. Në mediat pranë qeverisë së Ana Brnabic, kryeministri Kurti cilësohet si terrorist, se ai dëshiron të fillojë luftën dhe se do të dëbojë serbët nga Kosova.
Autorja shkruan se kjo të kujton retorikën e viteve 1990, kur Vuçic ishte ende ministër i propagandës në kohën e Millosheviqit. Edhe atherë në Serbi i thuhej popullit se po përgatitej gjenocid ndaj tyre, por në fakt ekstremistët serbë po bënin gjenocid ndaj boshnjakëve në Bosnje.
Në fund të tekstit përmendet analiza e Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI), në të cilën thuhet se “probabiliteti i konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë është rritur, jo ulur” .
“As BE dhe as SHBA nuk kanë plan për zgjidhje – Ky është një vakum strategjik i rrezikshëm” – është citati që përfundon shkrimin e botuar në ‘Standard’.

Advertisement