Kronike
Përplasen disa çiklistë, dy persona në gjendje të rëndë
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin Himarë-Llogara. Disa çiklistë kanë humbur kontrollin teksa kanë qënë duke zhvilluar një tur turistik në këtë aks dhe si pasojë janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nuk dihet ende numri i saktë i turistëve të përfshirë në aksident, ndërsa nga raportimet e deritanishme thuhet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe po bëhet transportimi i të plagosurve drejt spitalit. Sakaq pritet një reagim nga policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.