Kronike
Përplasen dy makina/ 3 të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të martë në aksin Lezhë-Shëngjin.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

