Kronike
Aksidentohen dy makina, njëra përfundon brenda “Fast-Food”-it

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Elbasan-Peqin. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë njëra ka përfunduar në oborrin e një Fast-Food-i. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar rëndë.
Ndërkohë, policia ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar.
Deri më tani raportimet janë vetëm nga qytetarët.

