Connect with us

Kronike

Përplaset nga makina teksa po lëvizte me biçikletë, plagoset i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Fierit, ku ka mbetur i plagosur një 80 vjeçar. I moshuari ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë dhe është përplasur nga një atomjet tip Audi.

I moshuari është shoqëruar për në spitalin e Fierit nga autoambulanca ndërsa në vendgjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Advertisement