Connect with us

Kronike

Përplasi dy makinat e parkuara dhe plagosi një 60-vjeçare, arrestohet i riu

Një aksident është regjistruar në rrugën “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Vlorës, ku një drejtues mjeti në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke lënduar një pasagjere.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. F., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili po drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit kur ndodhi përplasja. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar shtetasja R. H., 60 vjeç, banuese në Tiranë, e cila ndodhej si pasagjere në një nga automjetet e parkuara. Ajo është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Advertisement