Connect with us

Kronike

Përplasi me makinë një 50-vjeçar, arrestohet shoferja e “Benzit” në Tiranë

Një 33-vjeçare është arrestuar nga Policia pasi ka shkaktuar një aksident në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz.

Policia sqaron se teksa ishte duke udhëtuar në këtë rrugë me mjetin e saj tip “Mercedez Bens”, ka përplasur një 50-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë ky i fundit ka përfunduar në spital me dëmtime serioze në shtyllën kurrizore.

Shoferja e mjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, dhe akuzohet për veprën penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor,  arrestuan në flagrancë shtetasen M. Gj, 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtuese shtetasen M. Gj,  është përplasur me një biçikletë të drejtuar nga shtetasi G. K, 50 vjeç, banues në Fushë Kuqe. Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari  ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spital për ndihmë mjekësore. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Advertisement