Connect with us

Politike

Përplasja e dhunshme e deputetëve të PD/ Sejamini: Duhet të reflektojnë, kjo sjellje nuk iu shton vota

Analisti Neritan Sejamini, u shpreh në emisionin ‘Të Paekspozuarit”, në MCN Tv, se protestat e opozitës si ajo e sotmja përpara kuvendit nuk i shtojnë votat për të. Ai tha se çfarëdo të bëjë pushteti, opozita ka për detyrë që të marrë sa më shumë vota, sepse kështu i bëhet më e vështirë qeverisë.

“Më bën përshtypje arroganca kur sheh një ministër të Brendshëm, që sillet ashtu, që nuk është as i zgjedhur, kulmi i arrogancës.

Ndryshe nga Bushati, që përshkruan çfarë ka ndodhur. Dakord, e bëri përshkrimin, çfarë ndodh pas kësaj? Cfarë të bëjë opozita? Çdo veprim që merret ka një qëllim final. Opozita do të shkojë në zgjedhje. Kur të shkojë, do të votohet, do të dalë rezultati, mund të ankohet për manipulim, por ai do të jetë rezultat në fuqi. Ky është proces i pashmangshëm. Çfarëdo të bëjë pushteti, opozita ka një detyrë, të marrë sa më shumë vota. Sa më shumë vota të marrë opozita, aq më të vështirë e ka qeveria.

Ku janë sot qytetarët? Ku janë mediat? Ku janë biznesmenët, shoqëria civile, intelektualët, të huajt?

Nëse themi se gjithë bota po bën komplot kundër opozitës, kjo nuk është realiste.

Opozita duhet të reflektojë. Pushteti i Ramës është autokratik, por nga se buron? Nga gjeneralët, policët, biznesmenët, mediat, që shpërblehen me para.

Të gjithë faktorët që mund të sjellin ndryshim janë me Ramën, pse jo me opozitën?

Opozita nëse nuk kupton që duhet të ketë strategji për të tërhequr vota, i vetmi proces janë zgjedhjet.. Këto veprime ja shtojnë votat? Kjo lloj sjellje nuk i shton vota, pavarësisht se e acaruar është ajo”-tha Sejamini.

Advertisement